Rexhepi njofton për procedurë kundërvajtjeje: “Flamuri shqiptar është identitet, jo provokim”

Vendore

Kryetari i Këshilli Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, ka bërë të ditur se ndaj tij dhe institucionit që drejton është iniciuar procedurë kundërvajtjeje për vendosjen e flamurit shqiptar gjatë një aktiviteti përkujtimor. Sipas Rexhepit, rasti lidhet me një aktivitet të organizuar në nderim të Jonuz Musliu, ku është përdorur simboli kombëtar shqiptar. Ai theksoi se flamuri […]

Madhësia e shkronjave

Kryetari i Këshilli Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, ka bërë të ditur se ndaj tij dhe institucionit që drejton është iniciuar procedurë kundërvajtjeje për vendosjen e flamurit shqiptar gjatë një aktiviteti përkujtimor.

Sipas Rexhepit, rasti lidhet me një aktivitet të organizuar në nderim të Jonuz Musliu, ku është përdorur simboli kombëtar shqiptar.

Ai theksoi se flamuri shqiptar nuk përbën provokim, por përfaqëson identitetin dhe dinjitetin e shqiptarëve, duke shtuar se përdorimi i tij në aktivitete përkujtimore është i natyrshëm dhe legjitim.

Rexhepi bëri të ditur se kjo është hera e tretë që ai përballet personalisht me procedura të tilla, ndërsa Këshilli Kombëtar Shqiptar është përballur për herë të dymbëdhjetë me raste të ngjashme.

Ai theksoi se, pavarësisht procedurave, do të vazhdojnë të mbrojnë të drejtën për përdorimin e simboleve kombëtare, duke e cilësuar këtë si një çështje parimore për komunitetin shqiptar.

Rasti pritet të trajtohet nga organet përkatëse, ndërsa kjo çështje rikthen në vëmendje debatet rreth përdorimit të simboleve kombëtare në Serbia./BujanociNet/