Renditja e plotë e shteteve në finalen e edicionit të 70-të të Eurovisionit

Magazina

Është mbyllur me emocione të mëdha edicioni i 70-të i Eurovision Song Contest, i mbajtur këtë vit në Vjenë. Fitues i Eurovision 2026 u shpall Bullgaria, e përfaqësuar nga DARA me këngën “Bangaranga”, duke grumbulluar 516 pikë. Në vendin e dytë u rendit Izraeli, i përfaqësuar nga Noam Bettan me këngën “Michelle” me 343 pikë, […]

Madhësia e shkronjave

Është mbyllur me emocione të mëdha edicioni i 70-të i Eurovision Song Contest, i mbajtur këtë vit në Vjenë. Fitues i Eurovision 2026 u shpall Bullgaria, e përfaqësuar nga DARA me këngën “Bangaranga”, duke grumbulluar 516 pikë.

Në vendin e dytë u rendit Izraeli, i përfaqësuar nga Noam Bettan me këngën “Michelle” me 343 pikë, ndërsa podiumin e plotësoi Rumania në vendin e tretë, me Alexandra Căpitănescu dhe këngën “Choke Me”, me 296 pikë.

Ndërkohë, Shqipëria me Alis dhe baladën “Nân” u rendit në vendin e 13-të, me 145 pikë, duke shënuar një rezultat solid në finalen e madhe.

Renditja e plotë finale (Eurovision 2026)

Me këtë fitore, Bullgaria shkroi histori në edicionin jubilar, ndërsa finalja e këtij viti në Vjenë u komentua gjerësisht për konkurrencën e fortë dhe rezultatet befasuese në renditjen përfundimtare. /Telegrafi/