Real Madridi në epërsi të dyfishtë, pa gola te Dortmundi e Man City

Sport

Kanë përfunduar pjesët e para në derbit që po zhvillohen në kuadër të Ligës së Kampionëve. Real Madridi është në epërsi të dyfishtë ndaj Interit, që faktikisht është sfida më interesante e mbrëmjes. “Los Blancos” shënuan falë dy gabimeve të skuadrës italiane, përmes Kylian Mbappe dhe Federico Valverde, ndërsa kishin edhe një rast të artë […]

Madhësia e shkronjave

Kanë përfunduar pjesët e para në derbit që po zhvillohen në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Real Madridi është në epërsi të dyfishtë ndaj Interit, që faktikisht është sfida më interesante e mbrëmjes.

“Los Blancos” shënuan falë dy gabimeve të skuadrës italiane, përmes Kylian Mbappe dhe Federico Valverde, ndërsa kishin edhe një rast të artë për të shënuar në fund, por këtë herë portieri bëri heroin.

Ndërkohë, Interi rrezikoi disa herë në fillimin e ndeshjes por që assesi s’e mposhtën Courtoisin.

Në anën tjetër, në dy sfidat Dortmund – Villarreal dhe Porto – Man City kanë përfunduar pa gola.

Lille ndodhet në epërsi prej 2-1 ndaj Real Betisit, sfidë që gjithashtu ka sjellë shumë gola./Telegrafi/