Real Madridi fiton te Espanyoli dhe e shtyn festën e Barcelonës, “El Clásico” vendimtare

Sport

Real Madridi ka shënuar fitore 2-0 si msyafir ndaj Espanyolit, duke e mbajtur gjallë garën për titull dhe duke e vonuar festën e Barcelonës në La Liga. Tashmë vëmendja kalon te java e ardhshme, ku luhet “El Clásico”, ndeshje në të cilën mund të vuloset kampionati. Pjesa e parë u shoqërua me ritëm dhe ndërhyrje […]

Madhësia e shkronjave

Real Madridi ka shënuar fitore 2-0 si msyafir ndaj Espanyolit, duke e mbajtur gjallë garën për titull dhe duke e vonuar festën e Barcelonës në La Liga.

Tashmë vëmendja kalon te java e ardhshme, ku luhet “El Clásico”, ndeshje në të cilën mund të vuloset kampionati.

Pjesa e parë u shoqërua me ritëm dhe ndërhyrje të forta. Real Madridi krijoi rast të artë që në minutën e 8-të, kur Vinicius Junior goditi shtyllën.

Më pas, në minutën e 14-të, madrilenët u detyruan të bëjnë zëvendësim të hershëm, pasi Ferland Mendy u lëndua dhe u zëvendësua nga Fran Garcia.

Në pjesën e dytë, Real Madridi e rriti presionin dhe gjeti golin e epërsisë në minutën e 55-të.

Gonzalo Garcia pasoi në zonë, Vinicius Junior u kthye shpejt dhe realizoi për 0-1, me topin që përfundoi në rrjetë pasi preku edhe shtyllën.

Vetëm 11 minuta më vonë, madrilenët e vulosën fitoren. Jude Bellingham e nxori Vinicius në situatë ideale dhe braziliani shënoi me një goditje të bukur në këndin e sipërm për 0-2 (66’).

Në minutat e fundit, Real Madridi pati edhe disa raste të mira për gol të tretë, me Bellingham dhe Mastantuono që u ndalën nga pritje të shkëlqyera të portierit të Espanyolit.

Me këtë fitore, Real Madridi e shtyn festën e Barcelonës për titull, ndërsa javën e ardhshme “El Clásico” pritet të jetë ndeshja kyçe ku mund të vendoset gjithçka dhe të festohet titulli. /Telegrafi/