Reagon Erdogan pas përplasjeve të vazhdueshme ushtarake në Lindjen e Mesme

Bota

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin britanik, Keir Starmer, duke theksuar shqetësimet mbi përshkallëzimin e fundit pas sulmeve SHBA-Izrael ndaj Iranit. “Turqia po monitoron nga afër procesin që filloi me sulmet ndaj Iranit. Nëse ndërhyrjet zgjaten, ato mund të shkaktojnë dëme të konsiderueshme në stabilitetin rajonal dhe global”, deklaroi […]

Madhësia e shkronjave

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin britanik, Keir Starmer, duke theksuar shqetësimet mbi përshkallëzimin e fundit pas sulmeve SHBA-Izrael ndaj Iranit.

“Turqia po monitoron nga afër procesin që filloi me sulmet ndaj Iranit. Nëse ndërhyrjet zgjaten, ato mund të shkaktojnë dëme të konsiderueshme në stabilitetin rajonal dhe global”, deklaroi Erdogan, shkruan AA.

“Ka ende masa që mund të merren për të ndërtuar një platformë dialogu dhe përpjekjet tona të përqendruara në paqe vazhdojnë”, shtoi lideri turk gjatë telefonatës.

Bombarduesit amerikanë zbarkojnë në Britani, publikohen pamje