Raportohet se është arrestuar Gjorgje Radomiroviq, i dyshuar për një vrasje në Kosovë

Nacionale

<div><div><img width="640" height="394" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/803690-attachment.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="Raportohet se është arrestuar Gjorgje Radomiroviq, i dyshuar për një vrasje në Kosovë" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="800" height="493" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/803690-attachment.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="Raportohet se është arrestuar Gjorgje Radomiroviq, i dyshuar për një vrasje në Kosovë" loading="lazy"></p>Është arrestuar në Serbi, Gjorgje Radomiroviq, i cili më 7 gusht të këtij viti ishte arratisur nga Burgu i Mitrovicës së Veriut. Ai ishte shpallur ndërkombëtarisht për kryerjen e disa veprave penale, përfshirë edhe një vrasje të cilën dyshohet se e ka kryer në Kosovë. 34 vjeçari u arrestua në zonën e Pazarit të Ri</div>

Madhësia e shkronjave

Është arrestuar në Serbi, Gjorgje Radomiroviq, i cili më 7 gusht të këtij viti ishte arratisur nga Burgu i Mitrovicës së Veriut.
Ai ishte shpallur ndërkombëtarisht për kryerjen e disa veprave penale, përfshirë edhe një vrasje të cilën dyshohet se e ka kryer në Kosovë.
34 vjeçari u arrestua në zonën e Pazarit të Ri (Novi Pazar), shkruajnë mediat serbe transmeton Klankosova.tv.
Radomiroviq thuhet se ka lidhje edhe me disa grabitje të kryera në këtë zonë, përfshirë edhe grabitjen e një banke.
Raportohet se ai ishte fshehur herë në Novi Pazar e herë jashtë vendit, deri në momentin e kapjes së tij.
Gjorgje Radomiroviq, ishte shpallur në kërkim edhe nga Policia e Kosovës.