Vivienne Jolie, vajza 18-vjeçare e Brad Pitt dhe Angelina Jolie, po tregon gjithnjë e më shumë interes për artin.
Ajo u fotografua të shtunën në një panair lokal në Los Angeles, ku prezantoi dhe shiti disa prej punimeve të saj origjinale.
E reja zhvilloi aktivitetin artistik nën emrin The Tulip Fields dhe kishte vendosur në shitje printime, afishe dhe kartolina të ilustruara prej saj, shkruan DailyMail.
Çmimet e disa prej punimeve varionin nga 10 deri në 25 dollarë. Mes krijimeve kishte një kartolinë me një mi gri dhe një zemër rozë, një pikturë me një oktapod dhe peshq, si dhe një tjetër me një figurë që ngjasonte me personazhin ET.
Gjatë panairit, Vivienne bisedoi me vizitorët dhe arriti të shiste disa prej veprave të saj. Ajo kishte zgjedhur një veshje të thjeshtë, me bluzë të zezë dhe tuta blu, ndërsa në aktivitet u shfaq edhe vëllai i saj binjak, Knox.
Knox e ndihmoi motrën në përgatitjen e stendës dhe u pa duke fotografuar punimet dhe momentet e saj gjatë panairit. Ai u shfaq me flokët e tij karakteristikë shumëngjyrëshe dhe me xhinse të dekoruara me lule.
Aktiviteti artistik vjen pak kohë pasi Vivienne nisi procedurën për të hequr mbiemrin Pitt.
Ajo kërkoi që emri i saj të ndryshohej ligjërisht nga Vivienne Marcheline Jolie-Pitt në Vivienne Marcheline Jolie, ndërsa vendimi përfundimtar pritet pas seancës gjyqësore të 2 nëntorit. /Telegrafi/






