Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka njoftuar se po vazhdojnë punimet për ndërtimin e trotuarit përgjatë zonës së pishave në Karaçevë të Poshtme.
Sipas Rahimajt, projekti përfshin vazhdimin e trotuarit nga shkolla deri te kufiri me Muhovcin, në një gjatësi prej 1,760 metrash.
Vlera e këtij projekti është 203,450.20 euro.
Në kuadër të projektit, sipas njoftimit, do të vendoset edhe ndriçimi publik dhe do të bëhet vendosja e ulëseve përgjatë të gjithë segmentit.
Rahimaj ka thënë se investimi synon përmirësimin e infrastrukturës dhe sigurisë në këtë pjesë të Karaçevës së Poshtme, si dhe krijimin e kushteve më të mira për banorët. /Telegrafi/






