Esad Çollaku merr titullin “Ambasador i Paqes”, vlerësohet angazhimi i tij për komunitetin shqiptar në Kroaci

Nacionale

Kryetari i Unionit, Esad Çollaku, është nderuar me titullin “Ambasador i Paqes” nga organizata ndërkombëtare Diplomatic Mission Peace and Prosperity. Sipas njoftimit, ky vlerësim i është ndarë në shenjë mirënjohjeje për angazhimin, përkushtimin dhe kontributin e tij në promovimin e paqes, mirëkuptimit dhe bashkëpunimit ndërmjet njerëzve dhe komuniteteve. Në reagimin e Unionit thuhet se ky […]

Madhësia e shkronjave

Kryetari i Unionit, Esad Çollaku, është nderuar me titullin “Ambasador i Paqes” nga organizata ndërkombëtare Diplomatic Mission Peace and Prosperity.

Sipas njoftimit, ky vlerësim i është ndarë në shenjë mirënjohjeje për angazhimin, përkushtimin dhe kontributin e tij në promovimin e paqes, mirëkuptimit dhe bashkëpunimit ndërmjet njerëzve dhe komuniteteve.

Në reagimin e Unionit thuhet se ky titull përfaqëson një moment të rëndësishëm jo vetëm për Çollakun, por edhe për institucionin që ai përfaqëson.

“Titulli ‘Ambasador i Paqes’ simbolizon përgjegjësinë për të kultivuar vlera njerëzore, për të nxitur dialogun, solidaritetin dhe respektin e ndërsjellë, si dhe për të kontribuar në ndërtimin e një shoqërie më paqësore dhe më të drejtë”, thuhet në njoftim.

Unioni ka theksuar se ky nderim përbën një motivim shtesë për vazhdimin e angazhimit në shërbim të komunitetit shqiptar në Republikën e Kroacisë.

Në njoftim thuhet se paqja është një vlerë universale që kërkon përkushtim dhe përgjegjësi të vazhdueshme, ndërsa Çollaku pritet të vazhdojë angazhimin e tij në promovimin e bashkëpunimit dhe solidaritetit.

Një falënderim i veçantë u është drejtuar edhe organizatave që kishin propozuar emrin e Çollakut për këtë titull.

Sipas Unionit, ky propozim përfaqëson jo vetëm një nderim, por edhe një përgjegjësi të mëtejshme për të vazhduar promovimin e paqes, bashkëpunimit dhe vlerave njerëzore në komunitet. /Telegrafi/