Tenori kosovar me famë ndërkombëtare, Rame Lahaj, është në ditët e fundit të përgatitjeve para koncertit që do të hapë turneun e tij ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN”.
Në Kongresshaus Zürich, më 10 tetor, Lahaj do të ngjitet në skenë së bashku me ARMA Ensemble, me një program ku repertori shqiptar ndërthuret me këngë italiane, chanson franceze dhe muzikë nga kinemaja.
Pas Zürichut, turneu vazhdon në Düsseldorf më 30 tetor, në Vjenë më 8 nëntor dhe në Toronto më 13 dhjetor, ndërsa listës së ndalesave pritet t’i shtohen edhe qytete të tjera.
Biletat për koncertin madhështor në Zvicër tashmë janë në shitje dhe mund t’i blini duke klikuar këtu.
Me zërin e tij të fuqishëm dhe interpretimin plot emocion, Ramë Lahaj e shndërron artin në një urë që lidh talentin, pasionin dhe shpirtin shqiptar me skenat më të mëdha botërore.






