Bastoni ia prish festën Francës, Italia merr një pikë në Paris

Sport

Franca dhe Italia kanë ndarë pikët në një ndeshje dramatike, të vlefshme për raundin e tretë të Ligës së Kombeve, ku gjithçka përfundoi me rezultat 1-1. Përballja në “Stade de France” nisi me një rast të mirë për italianët, kur Moise Kean rrezikoi portën e Mike Maignan, por portieri francez reagoi mirë dhe ndali goditjen […]

Madhësia e shkronjave

Franca dhe Italia kanë ndarë pikët në një ndeshje dramatike, të vlefshme për raundin e tretë të Ligës së Kombeve, ku gjithçka përfundoi me rezultat 1-1.

Përballja në “Stade de France” nisi me një rast të mirë për italianët, kur Moise Kean rrezikoi portën e Mike Maignan, por portieri francez reagoi mirë dhe ndali goditjen e tij.

Kean arriti të dërgonte topin në rrjetë në minutën e 41-të, por goli i tij u anulua për pozitë jashtë loje, duke bërë që pjesa e parë të mbyllej pa gola.

Franca e nisi më mirë pjesën e dytë dhe në minutën e 55-të kaloi në epërsi.

Michael Olise realizoi një gol të bukur me një goditje të fuqishme nga jashtë zonës, duke e dërguar topin në rrjetë pas përplasjes me traversën për 1-0.

Italianët reaguan dhe në minutën e 68-të arritën të barazonin rezultatin. Alessandro Bastoni shënoi me një goditje të fuqishme nga jashtë zonës, duke mos i lënë mundësi reagimi portierit francez për 1-1.

Pas golit të barazimit, të dyja skuadrat kërkuan mundësinë për të kaluar në epërsi. Adrien Rabiot pati një rast të mirë për Francën në minutën e 70-të, por Gianluigi Donnarumma u përgjigj me një pritje të shkëlqyer.

Ndeshja u bë edhe më e tensionuar në minutat e fundit, kur Dayot Upamecano u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 85-të dhe u përjashtua nga loja, duke e lënë Francën me një lojtar më pak.

Pavarësisht epërsisë numerike, Italia nuk arriti të gjente golin e fitores, duke bërë që përballja të përfundojë pa fitues./Telegrafi/