PTHP po kryen hetime në 32 lokacione për falsifikim të patentë-shoferëve

Rajon

Prokuroria Themelore Publike Shkup po kryen kontrolle në 32 lokacione në Shkup, te persona, në shtëpi dhe në hapësira zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme lidhur me falsifikimin e patentë-shoferëve. “Po ndërmerren edhe veprime të tjera për sigurimin e provave, për shkak të dyshimeve për veprën penale – Falsifikimi i dokumentit nga neni 378 […]

Madhësia e shkronjave

Prokuroria Themelore Publike Shkup po kryen kontrolle në 32 lokacione në Shkup, te persona, në shtëpi dhe në hapësira zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme lidhur me falsifikimin e patentë-shoferëve.

“Po ndërmerren edhe veprime të tjera për sigurimin e provave, për shkak të dyshimeve për veprën penale – Falsifikimi i dokumentit nga neni 378 i Kodit Penal”, njoftoi PTHP-Shkup.

Më herët, edhe MPB-ja njoftoi se po zhvillon aksion të ri lidhur me lëshimin e paligjshëm dhe falsifikimin e patentë-shoferëve.Nga MPB-ja thonë se aksioni është në zhvillim e sipër, me qëllim zbardhjen e rasteve dhe sigurimin e provave materiale.

Aksioni i sotëm vjen pas hetimit të nisur muajin e kaluar nga Kontrolli i Brendshëm i MPB-së, kur u zbulua se punonjës të shërbimeve administrative, për rreth 1.400 euro, në mënyrë të paligjshme u kishin regjistruar kategoritë C dhe D në patentë-shoferët e personave që nuk kishin dhënë provim për drejtimin e kamionëve apo autobusëve.

Sipas informacioneve të deritanishme, në këtë rast disa qytetarë dyshohet se e kanë anashkaluar të gjithë këtë proces. Në vend të orëve të trajnimit dhe provimeve, kundrejt pagesës, kategoria u është shtuar drejtpërdrejt në patentë-shofer.