Protesta para Qeverisë së Kosovës po vazhdon edhe në këto momente, ndërsa situata para objektit qeveritar paraqitet e qetë.
Protestuesit po qëndrojnë në shesh dhe në vazhdimësi po dëgjohen thirrjet “UÇK, UÇK”.
Në mesin e qytetarëve protestues vazhdojnë të jenë edhe ish-komandanti i UÇK-së, Nasim Haradinaj, si dhe deputetja Ganimete Musliu.






