Protestuesit në Tiranë dyshohet se goditën me sende të forta policët dhe sulmuan deputetët, arrestohen 19 persona

Nacionale

Pas tensioneve të ditës së djeshme gjatë protestës para Kuvendit, ku qytetarët janë përplasur me punonjësit e policisë dhe kanë sulmuar deputetët, policia njofton se janë arrestuar 19 prej tyre. Në njoftimin zyrtar thuhet se ata kundërshtuan dhe goditën me sende të forta punonjësit e Policisë, dëmtuan një automjet policie si dhe sulmuan deputetët e […]

Madhësia e shkronjave

Pas tensioneve të ditës së djeshme gjatë protestës para Kuvendit, ku qytetarët janë përplasur me punonjësit e policisë dhe kanë sulmuar deputetët, policia njofton se janë arrestuar 19 prej tyre.

Në njoftimin zyrtar thuhet se ata kundërshtuan dhe goditën me sende të forta punonjësit e Policisë, dëmtuan një automjet policie si dhe sulmuan deputetët e Kuvendit të Shqipërisë gjatë tubimit të zhvilluar dje dhe për pasojë 19 janë arrestuar, 12 janë proceduar penalisht dhe vijon puna për identifikimin e 6 protestuesve të tjerë.

Lexoni më poshtë njoftimin e Policisë së Shtetit:

Kundërshtuan dhe goditën me sende të forta punonjësit e Policisë, dëmtuan një automjet policie si dhe sulmuan deputetët e Kuvendit të Shqipërisë gjatë tubimit të zhvilluar dje, arrestohen 19 shtetas.

Vijon puna për identifikimin dhe të 6 shtetasve të tjerë që janë dokumentuar me pamje filmike për veprime të dhunshme.

Gjatë tubimit u dëmtuan 15 punonjës policie dhe një automjet policie.

Në vijim të veprimeve procedurale të kryera nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në lidhje me tubimin e zhvilluar dje pranë Parlamentit, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

-B. K., 35 vjeç; A. E., 24 vjeç; G. P., 36 vjeç; D. B., 32 vjeç; K. P., 46 vjeç; R. D., 30 vjeç; A. Y., 40 vjeç; N. Q., 43 vjeç; Y. Sh., 52 vjeç; E. Gj., 39 vjeç; F. B., 56 vjeç; R. P., 35 vjeç; A. T., 34 vjeç; A. N., 35 vjeç; E. B., 45 vjeç; A. H., 35 vjeç; E. G., 23 vjeç, E. B., 20 vjeç.

Si dhe shtetasi A. Ll., 35 vjeç, pasi ka goditur një gazetar.

Gjithashtu, u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit: F. D., 63 vjeç; Sh. B., 33 vjeç; V. D., 29 vjeç; E. Gj., 38 vjeç; T. T., 43 vjeç; E. A., 31 vjeç; G. S., 20 vjeç; R. D., 30 vjeç; A. M., 39 vjeç; M. J., 47 vjeç, A. G., 47 vjeç dhe A. K., 22 vjeçe.

Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të kenë kryer veprime të kundërligjshme gjatë tubimit të zhvilluar dje.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, për veprat penale “Shkatërrim prone”, “Kundërshtim i punonjësit të policisë”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Prishje e rendit dhe e qetësisë publike”, “Organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Mosbindje ndaj urdhrit të ligjshëm të punonjësit të policisë” dhe “Pengim i qarkullimit të mjeteve të transportit”. /Telegrafi/