Protestat e studentëve dhe gjimnazistëve, reagon zyra e OKB në Tiranë

Nacionale

Kombet e Bashkuara në Shqipëri kanë reaguar për protestat në Tiranë, duke shprehur shqetësimin për aktet e dhunës dhe përshkallëzimin e tensioneve. Në deklaratën e saj, OKB-ja u bën thirrje të gjitha palëve të shmangin dhunën dhe të angazhohen në dialog, ndërsa vë theksin te respektimi i të drejtave themelore dhe proporcionaliteti në veprimet e […]

Madhësia e shkronjave

Kombet e Bashkuara në Shqipëri kanë reaguar për protestat në Tiranë, duke shprehur shqetësimin për aktet e dhunës dhe përshkallëzimin e tensioneve. Në deklaratën e saj, OKB-ja u bën thirrje të gjitha palëve të shmangin dhunën dhe të angazhohen në dialog, ndërsa vë theksin te respektimi i të drejtave themelore dhe proporcionaliteti në veprimet e forcave të rendit.

Në reagimin e saj, organizata nënvizon rëndësinë e garantimit të së drejtës për tubim paqësor, lirisë së shprehjes dhe lirisë së shtypit, si dhe mbrojtjen e sigurisë dhe dinjitetit të çdo personi.

OKB-ja thekson gjithashtu se veprimet e forcave të rendit duhet të karakterizohen nga vetëpërmbajtja dhe proporcionaliteti, duke kërkuar respektimin e garancive për një proces të rregullt ligjor, raporton euronews.al.

Një tjetër pikë e deklaratës lidhet me mbrojtjen e pronës publike dhe private, në përputhje me standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.

Në përfundim, Kombet e Bashkuara u bëjnë thirrje të gjitha palëve të përfshira në protestat në Tiranë që të kontribuojnë në uljen e tensioneve dhe të angazhohen në një dialog konstruktiv, të mbështetur te respekti i ndërsjellë, paqja dhe shteti i së drejtës.

Komentet