Prokuroria kërkon paraburgim për katër të dyshuar në Ferizaj

Nacionale

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar nga Gjykata Themelore caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër të pandehurve, O.A., D.A., A.A. dhe A.N., nën dyshimin për veprat penale “Vrasja në tentativë”, “Lëndimi i rëndë trupor” dhe “Pjesëmarrja në rrahje”. Sipas Prokurorisë, rasti ka ndodhur më 10 gusht, rreth orës 00:15, në rrugën “12 Qershori”, pranë […]

Madhësia e shkronjave

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar nga Gjykata Themelore caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër të pandehurve, O.A., D.A., A.A. dhe A.N., nën dyshimin për veprat penale “Vrasja në tentativë”, “Lëndimi i rëndë trupor” dhe “Pjesëmarrja në rrahje”.

Sipas Prokurorisë, rasti ka ndodhur më 10 gusht, rreth orës 00:15, në rrugën “12 Qershori”, pranë dy kafiterive në Ferizaj, pas një mosmarrëveshjeje mes palëve.

O.A. dyshohet se gjatë përleshjes ka goditur me kaçavidë në qafë një person, i cili ka marrë trajtim mjekësor në Ferizaj dhe më pas në QKUK. Po ashtu, ai dyshohet se ka lënduar rëndë edhe një person tjetër.

Ndërkohë, D.A., A.A. dhe A.N. dyshohen për pjesëmarrje në rrahje, e cila ka rezultuar me lëndim të rëndë trupor.

Të katër të dyshuarit ndodhen nën masën e ndalimit prej 48 orësh, që nga 11 gushti 2026. /Telegrafi/