Presidentja Osmani për Walkerin: Zëri që e ktheu dhimbjen tonë në thirrje për drejtësi

Nacionale

<div><div><img width="640" height="694" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/813707-attachment-944x1024.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="Presidentja Osmani për Walkerin: Zëri që e ktheu dhimbjen tonë në thirrje për drejtësi" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="1706" height="1850" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/813707-attachment.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="Presidentja Osmani për Walkerin: Zëri që e ktheu dhimbjen tonë në thirrje për drejtësi" loading="lazy"></p>Presidentja Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadorin William Walker. Përmes një njoftimi për mediat, Osmani tha se takimi me të është bërë i zakonshëm, në prag të përvjetorit të Masakrës së Reçakut. “Sikurse çdo vit, në prag të përvjetorit të Masakrës së Reçakut, u bëmë bashkë me ambasadorin William Walker, njeriun, i cili në</div>

Madhësia e shkronjave

Presidentja Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadorin William Walker. Përmes një njoftimi për mediat, Osmani tha se takimi me të është bërë i zakonshëm, në prag të përvjetorit të Masakrës së Reçakut.
“Sikurse çdo vit, në prag të përvjetorit të Masakrës së Reçakut, u bëmë bashkë me ambasadorin William Walker, njeriun, i cili në orët më të errëta të Kosovës, e tha dhe e mbrojti të vërtetën”, tha Osmani.
Presidentja theksoi se Walker është “zëri që e ktheu dhimbjen tonë në thirrje për drejtësi”.
“Mirënjohja jonë është e përjetshme, ashtu sikurse obligimi ynë që e vërteta e Reçakut të mos harrohet kurrë”, u shpreh Osmani pas takimit me ambasadorin Walker.