Një video e publikuar së fundmi në rrjetet sociale ka nxitur reagime dhe shqetësim te qytetarët, ku shihen gjarpërinj të shumtë të grumbulluar në lumin Morava në Viti.
Në pamjet e regjistruara shihet një numër i konsiderueshëm zvarranikësh të mbledhur pranë njëri-tjetrit mbi një sipërfaqe betoni, saktësisht buzë rrjedhës së shpejtë të ujit.
Videoja, e cila po shpërndahet në platformat sociale, shërben si një thirrje për kujdes të shtuar për të gjithë banorët që lëvizin apo frekuentojnë këtë pjesë të lumit. /Telegrafi/






