Porsche befason industrinë, rikthen motorin me tetë cilindra për superveturën e re

Teknologji

Ndërsa pjesa më e madhe e industrisë së automjeteve po heq gradualisht dorë nga motorët me djegie të brendshme, Porsche po bën të kundërtën. Sipas gazetës gjermane të biznesit Handelsblatt, prodhuesi i automjeteve aktualisht po punon në një projekt të fshehtë me emrin e koduar S1. Rezultati pritet të jetë një superveturë e re. Në […]

Madhësia e shkronjave

Ndërsa pjesa më e madhe e industrisë së automjeteve po heq gradualisht dorë nga motorët me djegie të brendshme, Porsche po bën të kundërtën.

Sipas gazetës gjermane të biznesit Handelsblatt, prodhuesi i automjeteve aktualisht po punon në një projekt të fshehtë me emrin e koduar S1. Rezultati pritet të jetë një superveturë e re.

Në zemër të modelit S1 do të jetë një motor i sapozhvilluar bokser me tetë cilindra. Fakti që Porsche ka zgjedhur këtë rrugë është disi befasues, duke marrë parasysh kostot e mëdha të zhvillimit të një motori të ri me lëndë djegëse fosile në periudhën deri në fund të vitit 2026. Në katalogun e saj, Porsche ka një motor bokser me gjashtë cilindra, të cilin e përdor në modelin 911.

Sipas Handelsblatt, çmimi i supervetursës pritet të jetë rreth 500 mijë euro. S1 me shumë gjasë nuk do të jetë një edicion i kufizuar, por një supermakinë e destinuar për prodhim serik, e cila në tregun më të gjerë do të konkurrojë me marka si Ferrari dhe McLaren.

Porsche nuk ka shitur kurrë për publikun e gjerë një automjet me motor bokser me tetë cilindra, por ky lloj motori ka rrënjë të thella në departamentin e motorsportit të kompanisë. Motorët me tetë cilindra janë përdorur në automjetet e garave të Porsche-s që nga viti 1962.

Megjithatë, Porsche nuk po nis nga zero me projektin S1. Rreth vitit 2015, inxhinierët nga Shtutgarti rikthyen idenë e një motori bokser me tetë cilindra dhe e testuan atë në një prototip sekret të bazuar në modelin Cayman.

Projekti u pezullua përkohësisht, por duket se tani është rikthyer në agjendë dhe mund të shndërrohet në realitet. /Telegrafi/