Policia tregon si ndodhi aksidenti në Leposaviq ku vdiq 26-vjeçari dhe u lënduan katër tjerë, publikon pamje

Nacionale

<div><div><img width="640" height="461" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/ak-1024x737.png" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="" style="margin-bottom: 15px"></div><p><img width="1086" height="782" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/ak.png" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt=""></p>Policia e Kosovës ka publikuar pamje nga aksidenti i rëndë që ndodhi sonte në Leposaviq, ku si pasojë vdiq një 26-vjeçar dhe u lënduan katër persona tjerë. Sipas hetimeve fillestare, dyshohet se njëra nga veturat ka kaluar në shiritin e kundërt, duke u përplasur me automjetin që po vinte në kahje të kundërt. “Si pasojë […]</div>

Madhësia e shkronjave

Policia e Kosovës ka publikuar pamje nga aksidenti i rëndë që ndodhi sonte në Leposaviq, ku si pasojë vdiq një 26-vjeçar dhe u lënduan katër persona tjerë.
Sipas hetimeve fillestare, dyshohet se njëra nga veturat ka kaluar në shiritin e kundërt, duke u përplasur me automjetin që po vinte në kahje të kundërt.

“Si pasojë e aksidentit, pesë persona kanë pësuar lëndime: dy shoferët dhe tre pasagjerë. Fatkeqësisht, njëri nga pasagjerët, i identifikuar me inicialet V. M. (1999), ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të Mitrovicës Veri, rreth orës 20:30 trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për procedurat e mëtejshme ligjore”, ka njoftuar Policia.
Policia ka thënë se hetimet po vazhdojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.