Përplasje fizike mes policisë dhe të rinjve në Tiranë – protestuesit nuk tërhiqen, rinisin tensionet pranë Ministrisë së Arsimit

Nacionale

Studentët kanë mbajtur këtë të martë protestën e thirrur përpara Ministrisë së Arsimit. Tensionet nuk kanë munguar, me protestuesit që menjëherë kanë nisur të gjuajnë me vezë dhe të ngjyrosin me sprej muret e godinës. Por kjo nuk ishte gjithçka, menjëherë ata kanë shkulur kangjellat e hekurta që ndodheshin në trotuar dhe tullat, duke i […]

Madhësia e shkronjave

Studentët kanë mbajtur këtë të martë protestën e thirrur përpara Ministrisë së Arsimit.

Tensionet nuk kanë munguar, me protestuesit që menjëherë kanë nisur të gjuajnë me vezë dhe të ngjyrosin me sprej muret e godinës.

Por kjo nuk ishte gjithçka, menjëherë ata kanë shkulur kangjellat e hekurta që ndodheshin në trotuar dhe tullat, duke i hedhur në drejtim të godinës dhe duke thyer xhamat e dritareve.

Eskalon protesta e studentëve në Tiranë – disa të shoqëruar, lëndohen edhe disa efektivë policie

Më pas ata u futën brenda rrethimit të godinës, teksa kanë bërë thirrje “Digje, digje”…

Pas kësaj, ata tentuan të shqyenin derën e hekurtit dhe të futeshin brenda në godinë. Ndërkohë kanë hedhur edhe flakadanë.

Policia ka ndërhyrë duke krijuar një kordon, e më pas me shkopa gome dhe shoqërime protestuesish, teksa kanë nisur edhe arrestimet.

– YouTube www.youtube.com

Po ashtu autoboti i ujit ka ndërhyrë me presion uji, teksa edhe një protestuese ka mbetur e lënduar pasi ishte e gjakosur në kokë.

Të rinjtë kanë bërë thirrje për të mos u rrëzuar “Mos u dorëzoni”, ishte thirrja gjatë protestës. Pasi policia i shpërndau me presion uji protestuesit u shpërndanë, por tashmë ata kanë nisur rigrumbullimin përpara Ministrisë së Arsimit. /Tch/