Zv. ministri i Shëndetësisë, Jovica Andovski paraqiti dorëheqjen e tij, të cilën ia dorëzoi kryeministrit Hristijan Mickoski më 9 tetor.
Ai e paraqiti dorëheqjen për arsye personale dhe ajo është depozituar në Kuvend, përcjell “Sloboden Peçat”.
“Shpreh mirënjohjen time të sinqertë për besimin e treguar, mbështetjen e deritanishme dhe bashkëpunimin gjatë kryerjes së funksionit tim. Ishte një nder dhe përgjegjësi për mua të jem pjesë e Qeverisë dhe të kontribuoj në përmirësimin e sistemit shëndetësor.
I uroj Kryeministrit dhe të gjithë anëtarëve të Qeverisë suksese në punën e tyre të ardhshme dhe në përmbushjen e angazhimeve të tyre për kujdes shëndetësor më të mirë dhe një cilësi më të mirë jetese për qytetarët”, thotë Andovski./Telegrafi/






