Ka nisur prej disa minutash protesta para Ministrisë së Arsimit, teksa studentët kanë hedhur sende në drejtim të godinës.
Gazetarja e Euronews Albania, ka bërë me dije se në drejtim të ministrisë janë hedhur tullumbace me ujë, vezë, kapsolla dhe sende të tjera.

Protestuesit gjithashtu kanë shkruar grafite në muret e ministrisë: “Ju erdhi fundi”, “Turp” etj.
Siç shihet edhe nga pamjet, prania e protestuesve është shtuar teksa herë pas here hedhin sërish sende ndaj ministrisë. /Euronews.al/





