Përplasi për vdekje 2 të miturit në Durrës, shoferi në polici: Më vrisni, nuk meritoj të jetoj!

Nacionale

Nikollë Rradaçi, 57-vjeçari që shkaktoi aksidentin tragjik mesditën e kësaj të diele në Durrës ka dëshmuar para policisë. Rradaçi dyshohet të ketë deklaruar se ishte i dehur në momentin e aksidentit dhe se nuk mban mend asgjë nga ngjarja, ndërsa ka shprehur tronditjen për pasojat e rënda. “Me vrisni. Nuk meritoj të jetoj. Dua të […]

Madhësia e shkronjave

Nikollë Rradaçi, 57-vjeçari që shkaktoi aksidentin tragjik mesditën e kësaj të diele në Durrës ka dëshmuar para policisë.

Rradaçi dyshohet të ketë deklaruar se ishte i dehur në momentin e aksidentit dhe se nuk mban mend asgjë nga ngjarja, ndërsa ka shprehur tronditjen për pasojat e rënda.

“Me vrisni. Nuk meritoj të jetoj. Dua të vras veten. Çfarë të them!? Ka ngelur gjë për të thënë më!? Jam i tronditur. Nuk mbaj mend asgjë. Mora në qafë fëmijët. Isha në gjendje të dehur” , mësohet të ketë deklaruar ndër të tjera 57-vjeçari.

Sipas burimeve, 57-vjeçari ishte bërë shqetësim i vazhdueshëm për banorët e zonës, të cilët kishin bërë disa herë ankesa në polici për drejtimin e automjetit me shpejtësi të lartë dhe në gjendje të dehur./Vizion+