Arsenali pritet të zhvillojë bisedime me Pro Ref për penalltinë kontroverse të akorduar ndaj Sunderlandit në humbjen 2-0 të 12 shtatorit, sipas raportimeve të Sky Sports.
“Topçinjtë” kërkojnë sqarime se përse penalltia u akordua fillimisht nga gjyqtari në fushë dhe më pas u konfirmua edhe nga VAR-i.
Arsenali vazhdimisht ka kërkuar nga Pro Ref më shumë konsistencë në vendimet e gjyqtarëve.
John Brooks tregoi pikën e bardhë pas një përplasjeje mes Ezri Konsas dhe Dan Ballardit të Sunderlandit.
Megjithatë, David Raya priti penalltinë, duke ndihmuar Arsenalin ta ruante portën e paprekur dhe të siguronte tri pikët.
Trajneri Mikel Arteta ishte tejet i zemëruar me vendimin pas ndeshjes, duke e kritikuar ashpër gjykimin.
Ai e përshkroi incidentin si një “rrotullim xhudoje” të Ballardit ndaj Konsas dhe vuri në pikëpyetje arsyen e akordimit të penalltisë.
Arteta e cilësoi vendimin si “të papranueshëm”, ndërsa Arsenali tani kërkon sqarime të mëtejshme nga Pro Ref, si për vendimin fillestar, ashtu edhe për rishikimin e tij nga VAR-i. /Telegrafi/






