PDK cakton Memli Krasniqin udhëheqës të Shtabit Zgjedhor për zgjedhjet e dhjetorit

Nacionale

<div><div><img width="640" height="336" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/11/802050-attachment-1024x537.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="PDK cakton Memli Krasniqin udhëheqës të Shtabit Zgjedhor për zgjedhjet e dhjetorit" style="margin-bottom: 15px"></div><p><img width="1311" height="687" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/11/802050-attachment.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="PDK cakton Memli Krasniqin udhëheqës të Shtabit Zgjedhor për zgjedhjet e dhjetorit"></p>Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt të Kryesisë, të udhëhequr nga kryetari Bedri Hamza, në të cilën është diskutuar dhe vendosur për organizimin e partisë në kuadër të zgjedhjeve të përgjithshme të 28 dhjetorit. Në këtë mbledhje sipas njoftimit për media thuhet se kryesia ka miratuar formimin e Shtabit Qendror Zgjedhor</div>

Madhësia e shkronjave

Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt të Kryesisë, të udhëhequr nga kryetari Bedri Hamza, në të cilën është diskutuar dhe vendosur për organizimin e partisë në kuadër të zgjedhjeve të përgjithshme të 28 dhjetorit.
Në këtë mbledhje sipas njoftimit për media thuhet se kryesia ka miratuar formimin e Shtabit Qendror Zgjedhor, i cili do ta udhëheqë procesin organizativ dhe koordinues të fushatës.
“Me vendim të Kryesisë, shtabi do të udhëhiqet nga ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i cili me përvojën, integritetin dhe profesionalizmin e tij, do të garantojë një organizim efikas dhe dinamik drejt fitores”, thuhet në njoftim.
Poashtu, kryesia ka vendosur që pas zgjedhjes së Bedri Hamzës, kryetar i PDK-së, Arian Tahiri të jetë Ushtrues Detyre i Kryetarit të Degës në Mitrovicë.
Kryesia ka mbështetur edhe koalicionin e Partisë Demokratike të Kosovës me Grupin e Deputetëve të Familjes.
“PDK hyn në këto zgjedhje me unitet të plotë, me struktura të mobilizuara dhe me besim në projektin e saj për një qeverisje të përgjegjshme, stabile dhe në shërbim të qytetarëve”, thuhet në njoftim.
Partia Demokratike e Kosovës do të vazhdojë t’i informojë mediat dhe opinionin publik për secilin hap të mëtejmë të procesit zgjedhor.