OVL e UÇK-së bën thirrje: veteranët e qytetarët të mblidhen në Skenderaj gjatë intervistimit të Lushtakut

Nacionale

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka bërë një thirrje publike, duke ftuar të gjithë veteranët dhe qytetarët që, siç thuhet, ndjejnë respekt për luftën çlirimtare, të nisen drejt Skenderajt. Sipas thirrjes, ata ftohen të bashkohen pranë stacionit të Policisë në Skenderaj, ku pritet të intervistohet gjenerali Sami Lushtaku. “Sot më shumë se kurrë, […]

Madhësia e shkronjave

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka bërë një thirrje publike, duke ftuar të gjithë veteranët dhe qytetarët që, siç thuhet, ndjejnë respekt për luftën çlirimtare, të nisen drejt Skenderajt.

Sipas thirrjes, ata ftohen të bashkohen pranë stacionit të Policisë në Skenderaj, ku pritet të intervistohet gjenerali Sami Lushtaku.

“Sot më shumë se kurrë, kërkohet unitet, dinjitet dhe përkrahje për ata që i dolën zot Atdheut në ditët më të vështira të historisë sonë”, thuhet në reagim.

OVL e UÇK-së thekson se prania e qytetarëve është “mesazh se lufta çlirimtare e UÇK-së ishte e drejtë” dhe se “luftëtarët e saj nuk do të jenë kurrë vetëm”.

Në të njëjtën kohë, organizata ka bërë thirrje që pjesëmarrja të jetë e qetë dhe dinjitoze, “në frymën e respektit qytetar”.