Opera e Kosovës sjell në Prishtinë Diptikun e Puccinit

Magazina

Filloi shfaqja e “Diptikut” të Giacomo Puccinit, organizuar nga Opera e Kosovës në AMC Hall në Prishtinë, duke sjellë në skenë një nga krijimet më të veçanta të repertorit operistik botëror. “Diptiku” përbëhet nga dy opera në një akt, “Suor Angelica” dhe “Gianni Schicchi”, me librete të Giovacchino Forzano. Produksioni i Operës së Kosovës është […]

Madhësia e shkronjave

Filloi shfaqja e “Diptikut” të Giacomo Puccinit, organizuar nga Opera e Kosovës në AMC Hall në Prishtinë, duke sjellë në skenë një nga krijimet më të veçanta të repertorit operistik botëror.

“Diptiku” përbëhet nga dy opera në një akt, “Suor Angelica” dhe “Gianni Schicchi”, me librete të Giovacchino Forzano.

Produksioni i Operës së Kosovës është realizuar nën regjinë e Luca Ramacciotti, me drejtim muzikor skenik nga Elisa Montipo dhe koordinim artistik nga Franco Moretti.

Salla e AMC Hall është mbushur me artdashës të operës, të cilët kanë shfaqur interesim të madh për premierën e “Diptikut” të Puccinit. /KosovaPress/