Mbreti Charles III mësoi për vendimin e Princ Harryt dhe Meghan Markle për t’u rikthyer në Mbretërinë e Bashkuar vetëm katër ditë para se lajmi të bëhej publik.
Sipas burimeve, monarku 77-vjeçar u informua të dielën se djali i tij dhe bashkëshortja planifikojnë të rikthehen në Britani në fund të këtij muaji për një periudhë të zgjatur, por jo përgjithmonë.
Çifti nuk ia kishte treguar Charlesit planin gjatë takimit të tyre në Highgrove House në korrik.

Harry dhe Meghan, të cilët u larguan nga detyrat si anëtarë aktivë të familjes mbretërore në vitin 2020 dhe u zhvendosën në Kaliforni, thuhet se e morën vendimin për t’u larguar nga ShBA-ja vetëm pak javë pas takimit me Charlesin.
Megjithatë, burimet pranë familjes mbretërore pretendojnë se Charles është i lumtur që do të ketë mundësi të kalojë më shumë kohë me Harryn, Meghanin dhe fëmijët e tyre, Princ Archie dhe Princeshë Lilibet.
Një burim mbretëror madje pretendoi se Charles është arsyeja kryesore pas rikthimit të çiftit në Britani.
Rikthimi vjen pas një takimi të rëndësishëm mes Charlesit dhe familjes së Harryt në Highgrove muajin e kaluar.
Takimi, ku ishte e pranishme edhe Mbretëresha Camilla, ishte hera e parë pas katër vitesh që Charles pa nipërit e tij Archie dhe Lilibet.
Harry dhe Meghan planifikojnë ta mbajnë shtëpinë e tyre luksoze në Montecito, Kaliforni, pavarësisht rikthimit në Britani. /Telegrafi/





