Një nga kroatët më të mirë që nuk luajti asnjëherë me Kroacisë, ishte një makineri golash

Sport

Mark Viduka ka lindur më 9 tetor 1975 në Melbourne të Australisë, dhe është një ish-futbollist profesionist i njohur për karrierën e tij në Ligën Premier dhe në ekipin kombëtar australian. Viduka vjen nga një familje me prejardhje kroate; babai i tij, Joe, emigroi nga Kroacia në Australi në vitet e 60-ta. Ai e filloi […]

Madhësia e shkronjave

Mark Viduka ka lindur më 9 tetor 1975 në Melbourne të Australisë, dhe është një ish-futbollist profesionist i njohur për karrierën e tij në Ligën Premier dhe në ekipin kombëtar australian. Viduka vjen nga një familje me prejardhje kroate; babai i tij, Joe, emigroi nga Kroacia në Australi në vitet e 60-ta.

Ai e filloi karrierën e tij në futboll te skuadra e Melbourne Croatia, e cila më vonë u bë Melbourne Knights. Ai luajti për klubin që nga mosha gjashtë vjeç dhe gjatë karrierës së tij si senior me Melbourne Knights ai fitoi dy herë Medaljen Johnny Warren si lojtari më i mirë i ligës.

Në moshën 19-vjeçare, Viduka u transferua te Dinamo, e njohur atëherë si Croatia Zagreb, gjatë një periudhe politikisht të trazuar në Kroaci, kur klubi i Zagrebit drejtohej nga Zlatko Canjuga dhe Franjo Tuxhman.

Viduka kaloi tre sezone e gjysmë me Dinamon, duke fituar tre herë titullin dhe kupën vendase dhe duke shënuar 40 gola në 84 paraqitje. Ai kishte debutuar tashmë për Australinë një vit para se të bashkohej me Dinamon dhe nuk mundi të bëhej pjesë e ekipit kombëtar kroat.

Viduka si kapiten i Australisë

Lojtari më i mirë në ligën skoceze

Pas një karriere të suksesshme në Kroaci, Viduka luajti për Celtic, Leeds United, Middlesbrough dhe Newcastle United. Ai fitoi Kupën e Ligës dhe çmimin ‘Lojtari i Vitit’ në Ligë te Celtic në vitin 2000, por suksesi i tij më i madh erdhi te Leeds United, ku shënoi 59 gola në 130 paraqitje dhe u afirmua si një nga sulmuesit më të mirë të Ligën Premier.

Gjatë karrierës së tij në Ligën Premier, ai shënoi gjithsej 92 gola në 240 paraqitje.

Dikur legjendë në Ligën Premier, shumë pak e dinë se ai është familjar i Modricit dhe mban një kafene në Kroaci

Viduka ishte gjithashtu kapiten i ekipit kombëtar australian, duke e çuar ekipin në Kupën e Botës 2006. Nën udhëheqjen e tij, Australia arriti një sukses historik, duke arritur në raundin e 16-të. Ai luajti 43 ndeshje për ekipin kombëtar, duke shënuar 21 gola.

Pasi u tërhoq nga futbolli profesionist në vitin 2009, Viduka zgjodhi një jetë më të qetë në Zagreb, ku tani drejton një kafene. Edhe pse ka qenë subjekt i vëmendjes së medias gjatë gjithë karrierës së tij, tani ai gëzon një jetë të thjeshtë, duke vizituar herë pas here familjen në Australi. /Telegrafi/