Interesim i madh për Rame Lahajn në Zürich, 95% e vendeve premium janë shitur

Magazina

Interesim i madh për Rame Lahajn në Zürich, 95% e vendeve premium janë shitur Zürichu bëhet sonte pikënisja e turneut ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” të tenorit kosovar Rame Lahaj, koncerti i të cilit në Kongresshaus Zürich ka zgjuar interesim të madh. Sipas njoftimit të artistit, 95 për qind e vendeve premium janë shitur, ndërsa një […]

Madhësia e shkronjave

Interesim i madh për Rame Lahajn në Zürich, 95% e vendeve premium janë shitur

Zürichu bëhet sonte pikënisja e turneut ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” të tenorit kosovar Rame Lahaj, koncerti i të cilit në Kongresshaus Zürich ka zgjuar interesim të madh.

Sipas njoftimit të artistit, 95 për qind e vendeve premium janë shitur, ndërsa një numër i kufizuar biletash mbetet ende në dispozicion.

Në këtë mbrëmje muzikore, Lahaj do të ngjitet në skenë së bashku me ARMA Ensemble, për të sjellë një repertor që përfshin muzikë shqiptare, këngë italiane, chanson franceze dhe muzikë nga kinemaja.

Me këtë turne, tenori synon ta çojë muzikën shqiptare përtej kufijve dhe ta ndajë atë me publikun shqiptar në diasporë, dhe me audiencën ndërkombëtare.

Pas Zürichut, “PASSION & ORIGIN” do të udhëtojë drejt Düsseldorf-it, Vjenës dhe Torontos.

10 tetor 2026 | 20:00

Kongresshaus Zürich – Kongresssaal

Biletat: www.ramelahaj.com