Prokuroria Themelore Publike Shkup, pas kryerjes së një hetimi, ngriti aktakuzë kundër një personi për të cilin provat japin dyshim për kryerjen e veprës penale “Vrasje” sipas nenit 123 paragrafi 2 pika 2 në lidhje me nenin 19, përkatësisht tentativë vrasjeje, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
“I akuzuari 37-vjeçar, ndërsa kryente dhunë në familje në shtëpinë familjare në Marino, me dashje u përpoq ta privonte nga jeta vëllain e tij duke e goditur në kokë me një dru.
Edhe pse vëllai i tij u plagos rëndë nga goditjet dhe humbi ndjenjat, i akuzuari nuk u përpoq fare ta ndihmonte, por shkoi të flinte. Të nesërmen në mëngjes, ai vuri re se vëllai i tij ishte shtrirë në të njëjtin vend në një pellg gjaku, por e la përsëri, dhe e raportoi incidentin vetëm disa orë më vonë. I dëmtuari u konstatua se kishte pësuar lëndime të shumta të rënda trupore që i kërcënuan jetën”, thonë nga PTHP.
Prokurori publik i paraqiti gjykatës propozim për zgjatjen e masës së paraburgimit të përcaktuar më parë./Telegrafi/
Ngritet aktakuzë ndaj një 37 vjeçari, tentoi të vriste vëllain e tij
<div><div><img width="640" height="394" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/805705-attachment.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="Ngritet aktakuzë ndaj një 37 vjeçari, tentoi të vriste vëllain e tij" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="795" height="489" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/805705-attachment.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="Ngritet aktakuzë ndaj një 37 vjeçari, tentoi të vriste vëllain e tij" loading="lazy"></p>Prokuroria Themelore Publike Shkup, pas kryerjes së një hetimi, ngriti aktakuzë kundër një personi për të cilin provat japin dyshim për kryerjen e veprës penale “Vrasje” sipas nenit 123 paragrafi 2 pika 2 në lidhje me nenin 19, përkatësisht tentativë vrasjeje, thuhet në njoftimin e Prokurorisë. “I akuzuari 37-vjeçar, ndërsa kryente dhunë në familje në</div>






