Pas fitores së mbrëmshme 1-0 ndaj Irlandës, Kosova i është rikthyer menjëherë përgatitjeve për sfidën e radhës në Ligën e Kombeve, atë ndaj Austrisë.
“Dardanët” zhvilluan sot seancën stërvitore, me përzgjedhësin Franco Foda që kishte në dispozicion 16 futbollistë.
Ndërkohë, 11-shja që e nisi nga minuta e parë ndaj Irlandës zhvilloi një seancë rigjeneruese në hotel.
Atmosfera në kampin e Kosovës është pozitive pas nisjes me fitore, ndërsa vëmendja tashmë është përqendruar te përballja e së dielës në Vjenë ndaj Austrisë, e konsideruar si një prej sfidave më të vështira në grup.
“Dardanët” synojnë të vazhdojnë me rezultate pozitive edhe në këtë përballje, në një ndeshje që pritet të jetë një tjetër test i rëndësishëm për skuadrën e Fodës. /Telegrafi/






