Nesër përkujtohet 27 vjetori i Masakrës së Reçakut

Nacionale

<div><div><img width="640" height="480" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/813784-attachment.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="Nesër përkujtohet 27 vjetori i Masakrës së Reçakut" style="margin-bottom: 15px"></div><p><img width="780" height="585" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/813784-attachment.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="Nesër përkujtohet 27 vjetori i Masakrës së Reçakut"></p>Kosova shënon nesër 27 vjetorin e Masakrës së Reçakut, ku më 15 janar 1999, në këtë fshat forcat serbe vranë 45 civilë shqiptarë. Me këtë rast do të organizohen aktivitete përkujtimore me rastin e 27 vjetorit të Masakrës së Reçakut. Ceremonitë zhvillohen nën patronatin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, kryetarit të Kuvendit, Dimal Basha</div>

Madhësia e shkronjave

Kosova shënon nesër 27 vjetorin e Masakrës së Reçakut, ku më 15 janar 1999, në këtë fshat forcat serbe vranë 45 civilë shqiptarë. Me këtë rast do të organizohen aktivitete përkujtimore me rastin e 27 vjetorit të Masakrës së Reçakut.
Ceremonitë zhvillohen nën patronatin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, kryetarit të Kuvendit, Dimal Basha, kryeministrit Albin Kurti, kryetarit të Komunës së Shtimes, Dr. Qemajl Aliu, dhe Shoqatave të Dalura nga Lufta.
Aktivitetet përfshijnë:
09:00 – Homazhe nga niveli komunal në varrezat e dëshmorëve në Shtime, Mollopolc dhe Reçak; 10:30 – Homazhe nga krerët e shtetit në Kompleksin Memorial në Reçak; 12:00 – Akademi përkujtimore në Shtëpinë e Kulturës, Shtime; 13:00 – Ekspozitë tradicionale “Çmimi William Walker 2026” në Shtëpinë e Kulturës, Shtime; 15:00 – Finalja në futboll të vogël e Turneut Memorial “Ditët e Reçakut” në fushën sportive “Arbëri”, Reçak. Nxënësit në të gjitha shkollat e Kosovës do të zhvillojnë orën e parë mësimore kushtuar Masakrës së Reçakut./