“Nëse gjatë rrugës sheh të njëjtën pemë dy herë, ke humbur rrugën” – Nevill Dede ‘godet’ Ferizajn pas largimit

Sport

Nevill Dede ka reaguar publikisht pas ndërprerjes së bashkëpunimit me FC Ferizajn, duke shprehur habi për vendimin e klubit dhe duke lënë të kuptohet se nuk pajtohet me drejtimin që është marrë pas largimit të tij. Kjo vjen pas barazimit me Prishtinën e Re (1-1), duke e lënë në pozitë të trazuar klubin ferizajas. “Jam […]

Madhësia e shkronjave

Nevill Dede ka reaguar publikisht pas ndërprerjes së bashkëpunimit me FC Ferizajn, duke shprehur habi për vendimin e klubit dhe duke lënë të kuptohet se nuk pajtohet me drejtimin që është marrë pas largimit të tij.

Kjo vjen pas barazimit me Prishtinën e Re (1-1), duke e lënë në pozitë të trazuar klubin ferizajas.

“Jam i habitur nga vendimi për ndërprerjen e bashkëpunimit me mua si trajner i FC Ferizaj, sidomos në një moment kur skuadra ishte brenda objektivave të vendosura. Puna ime sebashku me lojtaret ka qenë e ndershme dhe e përkushtuar çdo ditë, me bindjen se po ndërtonim diçka të qëndrueshme për ekipin dhe tifozët”, ka shkruar Dede.

Trajneri shqiptar theksoi se e respekton vendimin, por nënvizoi se koha do të tregojë nëse rruga e zgjedhur nga klubi është e duhura.

“Futbolli ka zgjedhjet e tij dhe unë i respektoj, por gjithmonë besoj se koha është ajo që tregon nëse një rrugë është e drejtë apo jo. Sepse, siç thotë një shprehje e vjetër: nëse gjatë rrugës sheh të njëjtën pemë dy herë, ke humbur rrugën!”, ka shtuar ai.

Në fjalinë e fundit, Dede duket se i është referuar edhe rikthimit të Arsim Abazit në krye të Ferizajt, trajner që e kishte nisur sezonin me këtë klub dhe tani është kthyer pas largimit të Dedes.

Ferizaj aktualisht ndodhet në vendin e nëntë në tabelë me 33 pikë, aq sa ka edhe Llapi në pozitën e tetë. Vendi i nëntë dërgon në Ligën e Parë.

Megjithatë, Ferizaj është shumë pranë finales së Kupës së Kosovës, pasi e fitoi ndeshjen e parë gjysmëfinale si mysafir ndaj Llapit me rezultat 2:1, duke bërë një hap të madh drejt kualifikimit. /Telegrafi/

Si e vlerësoni këtë lajm?