Marinsi amerikan arrestohet në Japoni, dyshohet për vrasjen e një gruaje

Bota

Një marins amerikan është arrestuar në Japoni, nën dyshimin për vrasje dhe grabitje, pasi trupi i një gruaje u gjet në një dhomë hoteli në qytetin Naha, në ishullin Okinawa. Sipas policisë së Okinawas, gruaja 39-vjeçare u gjet pa shenja jete në dhomën e saj rreth dhe u shpall e vdekur në vendngjarje. Policia tha […]

Madhësia e shkronjave

Një marins amerikan është arrestuar në Japoni, nën dyshimin për vrasje dhe grabitje, pasi trupi i një gruaje u gjet në një dhomë hoteli në qytetin Naha, në ishullin Okinawa.

Sipas policisë së Okinawas, gruaja 39-vjeçare u gjet pa shenja jete në dhomën e saj rreth dhe u shpall e vdekur në vendngjarje.

Policia tha se, bazuar në gjendjen e trupit, dyshohet se ajo është vrarë, por nuk dha detaje të tjera mbi mënyrën e vdekjes.

I dyshuari është një marins 20-vjeçar, i cili ishte i stacionuar në bazën ajrore amerikane Futenma, gjithashtu në Okinawa.

Pamjet e kamerave të sigurisë dyshohet se tregojnë një burrë, që besohet të jetë shtetas i huaj, duke hyrë në dhomën e hotelit së bashku me gruan. Më vonë, ai është parë duke u larguar nga ndërtesa me sendet e saj në duar, sipas policisë.

Ambasada e SHBA-së në Tokio konfirmoi se është në dijeni të ndalimit të një ushtaraku amerikan pas vdekjes së një shtetaseje japoneze në Okinawa.

“Ndërsa hetimi vijon për të përcaktuar faktet e çështjes, Shtetet e Bashkuara po komunikojnë dhe po bashkëpunojnë me qeverinë japoneze dhe autoritetet lokale”, deklaroi ambasada.

Marinsi u arrestua më pak se 24 orë pas zbulimit të trupit, ndërsa po ecte nëpër qytet.

Policia japoneze ka nisur një hetim për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /Telegrafi/