Nënshkruhet deklaratë e përbashkët për projektin e Varrezave të Kryeqytetit

Nacionale

<div><div><img width="527" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/824551-nenshkruhet-deklarate-e-perbashket-per-projektin-e-varrezave-te-kryeqytetit.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="nenshkruhet-deklarate-e-perbashket-per-projektin-e-varrezave-te-kryeqytetit" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="527" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/824551-nenshkruhet-deklarate-e-perbashket-per-projektin-e-varrezave-te-kryeqytetit.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="nenshkruhet-deklarate-e-perbashket-per-projektin-e-varrezave-te-kryeqytetit" loading="lazy"></p>Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se është nënshkruar Deklarata e Përbashkët për Projektin e Varrezave të Kryeqytetit. Sipas njoftimit të Ramës në Facebook, prej disa muajsh Komuna ka zhvilluar një proces të strukturuar pune dhe koordinimi me përfaqësuesit e komuniteteve fetare në kryeqytet, me qëllim krijimin e një modeli të ri dhe të</div>

Madhësia e shkronjave

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se është nënshkruar Deklarata e Përbashkët për Projektin e Varrezave të Kryeqytetit.
Sipas njoftimit të Ramës në Facebook, prej disa muajsh Komuna ka zhvilluar një proces të strukturuar pune dhe koordinimi me përfaqësuesit e komuniteteve fetare në kryeqytet, me qëllim krijimin e një modeli të ri dhe të barabartë për organizimin e shërbimeve të varrimit.
“Kjo deklaratë pasqyron pajtimin dhe vullnetin e përbashkët të palëve për të kontribuar në zhvillimin e një modeli që:

Garanton funksionimin e varrezave si hapësirë publike në shërbim të të gjithë banorëve dhe rezidentëve të Prishtinës, pa dallim;
Siguron respektimin e riteve dhe praktikave fetare sipas traditave përkatëse;
Garanton administrim profesional, institucional dhe në përputhje me standardet e dinjitetit dhe respektit publik.

Procesi i deritanishëm është karakterizuar nga dialog i hapur, bashkëpunim konstruktiv dhe mirëkuptim ndërmjet Kryeqyteti Prishtina dhe komuniteteve fetare, duke reflektuar frymën e bashkëjetesës dhe respektit që e karakterizon Kryeqytetin, për çka jemi krenarë dhe shumë mirënjohës”, thuhet mes tjerash në postimin nga i pari i Prishtinës.