Florence Pugh ka pranuar se po i kushton kohë vetes për të “ndaluar dhe për të riftuar energji”, duke lënë të kuptohet se mund të bëjë një pauzë nga aktrimi.
Aktorja 30-vjeçare dukej jashtëzakonisht elegante në një set fotografik shumëngjyrësh, të realizuar në një kopsht, ku foli për dëshirën e saj për të “ngadalësuar ritmin”.
Gjatë një seti fotografik për ELLE Spain, Florence tha se ka nevojë të bëjë një pushim në mënyrë që të jetë më e suksesshme në karrierën e saj.
“Të kujdesem për veten. Është kaq e thjeshtë. Të jem në gjendje të marr frymë. Për një kohë të gjatë kam thënë se kisha nevojë të ngadalësoja ritmin, por e vërteta është se nuk e bëra kurrë.

“Në fund, po e çoja veten drejt rraskapitjes. Tani po i kushtoj më shumë kohë familjes dhe miqve të mi”
“Kam nevojë të marr veten për të vazhduar përballimin e roleve kaq kërkuese. Prandaj, për mua, suksesi do të thotë të kem mësuar të ndalem”.
Florence ka një listë mbresëlënëse filmash që pritet të publikohen këtë vit, me role në “Spider-Man: Brand New Day”, “Avengers: Doomsday”, “Dune: Part Three” dhe “East of Eden”.
Në fillim të këtij viti, Florence nxiti thashethemet se ishte fejuar fshehurazi me të dashurin e saj, Finn Cole.
Në shkurt, Florence u fotografua me një unazë me shkëlqim gjatë shfaqjes së Dracula në teatrin Noel Coward në Londër.
Çifti u lidh për herë të parë në mënyrë romantike në shtator të vitit 2024, pasi u panë duke u larguar së bashku nga një festë pas një eventi. Megjithatë, ata nuk e kanë konfirmuar publikisht lidhjen e tyre.
Florence dhe Finn kanë qenë miq prej vitesh dhe për herë të parë u raportua se ishin në një lidhje pas premierës në Londër të serialit të suksesshëm të Netflix, The Perfect Couple, në shtator 2024.
Më vonë, një burim zbuloi se dyshja po njiheshin më nga afër larg vëmendjes së publikut dhe se kishin në plan të martoheshin.




