Ndahet nga jeta humoristi Fadil Gashi, i njohur nga “Ue Ue Show”

Magazina

Është ndarë nga jeta humoristi i njohur shqiptar Fadil Gashi. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij përmes një njoftimi, duke sqaruar se detajet për ceremoninë mortore do të bëhen publike me kohë. “Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai është rikthimi! Të dashur miq, sot na la vëllau ynë Fadil Gashi. Për […]

Madhësia e shkronjave

Është ndarë nga jeta humoristi i njohur shqiptar Fadil Gashi. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij përmes një njoftimi, duke sqaruar se detajet për ceremoninë mortore do të bëhen publike me kohë.

“Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai është rikthimi! Të dashur miq, sot na la vëllau ynë Fadil Gashi. Për detajet e varrimit ju njoftojmë me kohë”, thuhet në deklaratën e familjes.

Fadil Gashi ishte i njohur për publikun si pjesë e programit “Ue Ue Show”, ku shfaqej kryesisht në internet, duke fituar ndjekës të shumtë me videot dhe skeçet e tij.

Njoftimi për vdekjen e tij është publikuar edhe në faqen e grupit të humoristëve në Facebook, ku është shprehur dhimbja për humbjen e tij.

“Nga kjo treshe prej sot kemi mbetur vetëm dy. Fadili ka ndërruar jetë, e ne si besimtar nuk na mbetet të themi tjetër vetëm se ajetet e të Madhit Allah…: Të Allahut jemi, dhe tek Ai do të kthehemi”, thuhet në njoftim.

Familja ka bërë të ditur se për kohën dhe vendin e varrimit do të njoftohet më vonë. /Telegrafi/