Mustafa i përgjigjet Molliqajt: Bashkimi i Abdixhikut me Osmanin nuk është për interesa personale

Nacionale

Lidhja Demokratike e Kosovës ka hedhur poshtë kritikat e Partisë Socialdemokrate dhe të Dardan Molliqajt lidhur me afrimin politik mes LDK-së dhe presidentes Vjosa Osmani. Molliqaj javën e kaluar në “Përballje Podcast”, tha se bashkimi Abdixhiku -Osmani po bëhet të të shpëtuar njëri-tjetrin. Në anën tjetër zyrtari i LDK-së, Mustafa, tha se pretendimet se bashkimi […]

Madhësia e shkronjave

Lidhja Demokratike e Kosovës ka hedhur poshtë kritikat e Partisë Socialdemokrate dhe të Dardan Molliqajt lidhur me afrimin politik mes LDK-së dhe presidentes Vjosa Osmani.

Molliqaj javën e kaluar në “Përballje Podcast”, tha se bashkimi Abdixhiku -Osmani po bëhet të të shpëtuar njëri-tjetrin.

Në anën tjetër zyrtari i LDK-së, Mustafa, tha se pretendimet se bashkimi mes Lumir Abdixhikut dhe Vjosa Osmanit bëhet për interesa personale apo për “shpëtim politik” të individëve, janë të pavërteta dhe e zhvendosin debatin larg problemeve reale të qytetarëve.

Sipas Mustafës, si Vjosa Osmani ashtu edhe Lumir Abdixhiku kanë karrierë dhe profil politik që nuk varen nga mbajtja e posteve partiake.

“Unë veç e shpjegova qëllimin dhe arsyen e bashkimit… është ideja përtej individëve, përtej partive politike. Edhe zonja Osmani edhe zoti Abdixhiku kanë një bagazh profesional e politik që edhe nëse nuk udhëheqin parti politike, do të vazhdonin të ishin të suksesshëm edhe në jetën private, edhe në jetën publike e politike”, tha ai shkruan Telegrafi.

Mustafa theksoi se Osmani, pas përfundimit të mandatit presidencial, do të mund të kishte zgjedhur një jetë më të lehtë jashtë politikës aktive, por sipas tij, zgjedhja për të vazhduar angazhimin politik tregon vullnet për të kontribuar në Kosovë.

“Vjosa Osmani kish pas një jetë shumë më të lehtë… ka mujt me themelu një fondacion, me shëtit botën, me ligjëru në universitete prestigjioze… por fakti që dëshiron me vazhdu jetën politike e publike në Kosovë është plus e jo aspekt negativ”, deklaroi Mustafa.

Mustafa i bëri thirrje PSD-së dhe partive tjera që debati politik të fokusohet në programet dhe ofertat për qytetarët, e jo në sulme individuale.

“Unë e ftoj edhe PSD-në dhe çdo parti tjetër politike të Kosovës: hajde flasim çka kemi me i ofru qytetarëve të Kosovës, mos flasim për individë e mos të krijojmë beteja individuale”, deklaroi ai.

Sipas Mustafës, qytetarët nuk votojnë mbi bazën e figurave personale, por mbi programet dhe ofertat politike.

“Qytetarët e Kosovës nuk na votojnë se kush është më i bukur apo më i fortë. Na votojnë kush kemi programe më të mira dhe kush punojmë më shumë për qytetarët e Kosovës”, përfundoi ai./Telegrafi/.