Musliu përkujton dëshmorët Sherifin dhe Enverin, sakrifica e tyre mbetet udhërrëfyes për brezat e ardhshëm

Vendore

Kryetari i Lëvizja për Drejtësi dhe Progres (LPD) në Bujanoc, Shqiprim Musliu, ka përkujtuar dëshmorët Sherif Jonuzi dhe Enver Bajrami, duke vlerësuar lart sakrificën e tyre për lirinë dhe çështjen kombëtare. Në një reagim publik, Musliu theksoi se të dy dëshmorët përfaqësojnë shembullin e përkushtimit dhe guximit në periudhat më të vështira për shqiptarët, duke […]

Madhësia e shkronjave

Kryetari i Lëvizja për Drejtësi dhe Progres (LPD) në Bujanoc, Shqiprim Musliu, ka përkujtuar dëshmorët Sherif Jonuzi dhe Enver Bajrami, duke vlerësuar lart sakrificën e tyre për lirinë dhe çështjen kombëtare.

Në një reagim publik, Musliu theksoi se të dy dëshmorët përfaqësojnë shembullin e përkushtimit dhe guximit në periudhat më të vështira për shqiptarët, duke shtuar se ata vazhduan angazhimin e tyre edhe në kohë sfiduese për kombin.

Ai nënvizoi se sakrifica e tyre mbetet një mesazh i fuqishëm për brezat e rinj, duke rikujtuar se liria nuk është e dhënë, por arrihet përmes përpjekjeve dhe flijimit.

Sipas Musliut, figura të tilla mbeten të përjetshme në kujtesën historike dhe kolektive, duke shërbyer si udhërrëfyes për ruajtjen e vlerave kombëtare.

Në fund, ai shprehu homazhe për dëshmorët Sherif Jonuzi dhe Enver Bajrami, si dhe për të gjithë dëshmorët e kombit shqiptar./BujanociNet/