Moti në Shqipëri

Nacionale

Shqipëria të enjten do të vazhdojë të jetë në ndikim të masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se moti parashikohet kryesisht i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës. Era me drejtim nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare deri në 5 m/s, e cila hera-herës përgjatë […]

Madhësia e shkronjave

Shqipëria të enjten do të vazhdojë të jetë në ndikim të masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se moti parashikohet kryesisht i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës.

Era me drejtim nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare deri në 5 m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri në 10 m/s.

Valëzim në det të forcës 1-2 ballë. /Telegrafi/