Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar në Kosovë nga 3 deri më 13 shkurt, ekonomia dhe reformat në fokus

Nacionale

<div><div><img width="622" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/818751-misioni-i-fondit-monetar-nderkombetar-ne-kosove-nga-3-deri-me-13-shkurt-ekonomia-dhe-6980b416516cb.webp" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="misioni-i-fondit-monetar-nderkombetar-ne-kosove-nga-3-deri-me-13-shkurt,-ekonomia-dhe-reformat-ne-fokus" style="margin-bottom: 15px"></div><p><img width="622" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/818751-misioni-i-fondit-monetar-nderkombetar-ne-kosove-nga-3-deri-me-13-shkurt-ekonomia-dhe-6980b416516cb.webp" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="misioni-i-fondit-monetar-nderkombetar-ne-kosove-nga-3-deri-me-13-shkurt,-ekonomia-dhe-reformat-ne-fokus"></p>Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) do të qëndrojë në Kosovë gjatë periudhës 3–13 shkurt 2026, në kuadër të konsultimeve vjetore. Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media të lëshuar më 2 shkurt 2026 nga përfaqësuesi rezident rajonal i FMN-së për Ballkanin Perëndimor. Sipas njoftimit, misioni i FMN-së do të udhëhiqet nga David</div>

Madhësia e shkronjave

Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) do të qëndrojë në Kosovë gjatë periudhës 3–13 shkurt 2026, në kuadër të konsultimeve vjetore.
Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media të lëshuar më 2 shkurt 2026 nga përfaqësuesi rezident rajonal i FMN-së për Ballkanin Perëndimor. Sipas njoftimit, misioni i FMN-së do të udhëhiqet nga David Amaglobeli.
Qëllimi i kësaj vizite është shqyrtimi i zhvillimeve të fundit makroekonomike në vend, vlerësimi i perspektivës ekonomike dhe rreziqeve, si dhe diskutimi i politikave ekonomike dhe prioriteteve të reformave me autoritetet e Kosovës dhe palët kryesore të interesit.
FMN ka bërë të ditur se në përfundim të vizitës do të publikojë një komunikatë dhe do të mbajë edhe një konferencë për media. /Telegrafi/