Ish-banori i Big Brother VIP Albania 5, Armir Shahini – Miri, ka qenë i ftuar së fundmi në “Goca dhe Gra”.
Ai ka folur për eksperiencën në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, raportet me ish-banorët pas përfundimit të spektaklit dhe mënyrën se si publiku e ka njohur jashtë kamerave.

Këngëtari u shpreh se Big Brother i dha mundësinë të tregonte Mirin e vërtetë, ndërsa nuk i kurseu komentet edhe për atmosferën brenda shtëpisë, të cilën e cilësoi si toksike në shumë momente.
Gjithashtu, Miri tregoi se me cilët ish-banorë vazhdon të ruajë miqësi dhe zbuloi se hyrja në reality shou ishte krejt ndryshe nga ajo që kishte imagjinuar.
“Publiku me këtë rrugëtim më njohu siç jam në jetën reale. Jo shumë njerëz më njohin në jetën reale”, theksoi tutje.
“Ambienti ishte toksik në atë shtëpi. Shumë banorë nuk njiheshin dhe e shihnin njëri-tjetrin si rivalë, jam paragjykuar atje. Më kanë thënë që po fiton sepse je ‘West Side Family’. Jam takuar me Edisën, e kam motër, me Alesionin, Markon, Juelën, Livian. Me Rogertin s’jam takuar. Ai po shijon jetën, jemi përshëndetur rastësisht në rrugë dhe kemi folur vetëm kaq”, tha ndër tjerash Miri. /Telegrafi/





