Skena e muzikës elektronike në Prishtina do të mirëpresë për herë të parë njërin nga emrat më të njohur të minimal house, Mihai Popoviciu.
Eventi do të mbahet më 8 maj në AMC Hall – Stage 2, duke filluar nga ora 23:00 dhe duke vazhduar deri në orët e hershme të mëngjesit.
Përveç mysafirit special nga Rumania, në line-up do të performojnë edhe artistë të njohur vendorë dhe rajonalë, si La Baresha nga Prishtina, Bazel nga Shkupi dhe MiM, gjithashtu nga Prishtina, duke premtuar një natë të gjatë me ritme elektronike dhe atmosferë unike.
Organizimi i këtij eventi bëhet nga nxt lvl events & entertainment në bashkëpunim me mim music, të cilët synojnë të sjellin emra ndërkombëtarë dhe të pasurojnë jetën e natës në kryeqytet.
Biletat për këtë event janë tashmë në shitje dhe mund të blihen online përmes Rave Travel, me çmim prej 10 euro.
Eventi mbështetet nga disa brende dhe partnerë të njohur si Ricon, Red Bull, Birra Peja, Ujë Rugove, IAS, Sach Pizza, Garden Downtown dhe Telegrafi.
Ky pritet të jetë një nga eventet më të rëndësishme të muzikës elektronike këtë sezon në Prishtinë.






