Mickoski: Sondazhet janë lajm i keq për opozitën – shpifjet, fyerjet dhe trillimet nuk po japin rezultat

Rajon

Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi sot se rezultatet e sondazhit të fundit – të cilat tregojnë një epërsi të konsiderueshme të tij dhe të OBRM-PDUKM-së ndaj opozitës – konfirmojnë se qytetarët i njohin politikat dhe performancën e partive opozitare. Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari pas inspektimit të punimeve përfundimtare në ndërtesat e muzeut në […]

Madhësia e shkronjave

Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi sot se rezultatet e sondazhit të fundit – të cilat tregojnë një epërsi të konsiderueshme të tij dhe të OBRM-PDUKM-së ndaj opozitës – konfirmojnë se qytetarët i njohin politikat dhe performancën e partive opozitare.

Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari pas inspektimit të punimeve përfundimtare në ndërtesat e muzeut në Kalanë e Shkupit, Mickoski vlerësoi se rezultatet e sondazhit janë lajm i keq për kundërshtarët e tij politikë.

“Ky është një lajm i keq për ata që vendosën të bëjnë politikë përmes gënjeshtrave, shpifjeve, trillimeve, fyerjeve e të tjera – dhe kështu do të mbetet,” tha kryeministri.

Mickoski theksoi se “qytetarët janë të vetëdijshëm për punën dhe sjelljen e opozitës”, prandaj, siç tha ai, ajo vazhdon të humbasë besimin.

“Ata do të vazhdojnë të bien, sepse qytetarët janë të vetëdijshëm për performancën e opozitës sonë aktuale,” tha Kryeministri.

Mickoski shtoi se opozita nuk ofron zgjidhje apo politika konkrete, por përqendrohet te kritikat dhe akuzat ndaj qeverisë.
“Për ata që patën shtatë vite mundësi – e megjithatë e vodhën dhe e shkatërruan vendin – e vetmja gjë që u ka mbetur tani është të trillojnë histori, të shpifin, të gënjejnë e të tjera si këto; ata do të vazhdojnë të bien derisa të bëhen përfundimisht të parëndësishëm në skenën politike,” theksoi Kryeministri Mickoski.