Drejtoria e Doganave: Në Bogorodicë parandalohet kontrabandimi i llojeve të mbrojtura të gjarpërinjve

Rajon

Zyrtarët doganorë në pikën kufitare të Bogorodicës kanë sekuestruar shtatë gjarpërinj të rinj, katër prej të cilëve pitonë, si dhe një hardhucë, pasi u zbuluan gjatë kontrollit të një automjeti të drejtuar nga një shtetas i Kosovës. Kontrolli është kryer në bashkëpunim me zyrtarët policorë. Bëhet fjalë kryesisht për lloje të mbrojtura: dy pitonë të […]

Madhësia e shkronjave

Zyrtarët doganorë në pikën kufitare të Bogorodicës kanë sekuestruar shtatë gjarpërinj të rinj, katër prej të cilëve pitonë, si dhe një hardhucë, pasi u zbuluan gjatë kontrollit të një automjeti të drejtuar nga një shtetas i Kosovës. Kontrolli është kryer në bashkëpunim me zyrtarët policorë.

Bëhet fjalë kryesisht për lloje të mbrojtura: dy pitonë të llojit „Carpet Spilota”, një piton i llojit „Short-tailed”, një piton i llojit „Bredl’s Carpet”, një gjarpër i llojit „Chinese Ring Rat”, si dhe një gjarpër i llojit „Reticulated Super Dwarf”. Në mesin e gjarpërinjve të sekuestruar ndodhet edhe një gjarpër helmues i quajtur „Baron Snake”.

Zvarranikët do t’u dorëzohen institucioneve kompetente, ndërsa ndaj personit përgjegjës do të ndërmerret procedura përkatëse.

Drejtoria e Doganave njofton se llojet e mbrojtura janë subjekt i rregullave të rrepta dhe kërkojnë leje të detyrueshme, në përputhje me Konventën për Tregtinë Ndërkombëtare të Llojeve të Rrezikuara të Florës dhe Faunës së Egër (CITES). Çdo futje në vend pa këto leje konsiderohet e paligjshme.