Në vendin tonë përfshierja me vaksinën kundër fruthit apo MRP-së është në nivel të ulët deri në 65 përqind, thekson për TVM2 epidemiologia nga Qendra e Shëndetit Publik Lulzime Bajrami. Njëherit thekson se në vendet fqinje si në Kosovë ,Shqipëri dhe Serbi ka epidemi të fruthit dhe mund të arrijë edhe në vendin tonë.
“Akcent të vecantë do ta kisha thënë për prindërit të vaksinohen fëmijët cështë kjo?Kemi arrit vaksinimin e fëmijëve kundër fruthit ta kemi 65 përqind që nuk duhet të ndodhë në asnjë mënyrë ,për shkak se në shtetet fqinje ne kemi epidemic të fruthit në Kosovë ,në Shqipëri ,në Serbi ,dhe në cdo moment pritet ta kemi edhe në Maqedoni me këtë nivel të ulët të vaksinimit të fëmijëve kundër fruthit”, deklaroi epidemiologia Lulzime Bajrami.
Mjekja Bajrami thekson që vaksina e fruthit nuk shkakton autizëm,megjithatë para vaksinimit duhet fëmijës ti bëhen kontrollet mjekësore,si infeksionet viruset dhe imuniteti,e më pas të vaksinohen.
“Nuk edi pse është ky hezitim dhe pse po bëhet gjithë kjo propagandë e keqe ndaj vaksinës,kurse vërtet nuk ka lidhje me autizmin vaksina e fruthit për shkak se ka shumë studime të cilën e tregojnë të kundërtën që nuk është kjo shkaku I autizmit apo dicka tjetër”, u shpreh Bajrami.
Mjekja Lulzime Bajrami potencon që nuk ka mjet tejtër që mundet të mbrohet fëmija kundër fruthit përpos të vaksinohet . Mosvaksinimi kundër fruthit mund të shkaktojë probleme të rënda tek foshnjet apo fëmijët dhe mund të përfundojnë me fatalitet.
Vaksinimi kundër fruthit vetëm 65%, Bajrami: Të vaksinohen fëmijët kundër fruthit
Në vendin tonë përfshierja me vaksinën kundër fruthit apo MRP-së është në nivel të ulët deri në 65 përqind, thekson për TVM2 epidemiologia nga Qendra e Shëndetit Publik Lulzime Bajrami. Njëherit thekson se në vendet fqinje si në Kosovë ,Shqipëri dhe Serbi ka epidemi të fruthit dhe mund të arrijë edhe në vendin tonë.“Akcent të […]






