“Metro 2039” po vjen me një vazhdim më të errët duke u frymëzuar nga luftërat.
Seria e njohur e video-lojërave Metro po kthehet me një kapitull të ri të titulluar “Metro 2039”, i cili, sipas autorëve, do të jetë vazhdimi më i errët deri tani.

Edhe pse ende nuk janë zbuluar shumë detaje rreth video-lojës, krijuesi i serisë ka theksuar se ky episod i ri do të jetë edhe më i zymtë, më brutal dhe më intensiv se pjesët e mëparshme.
“Metro 2039” është vazhdim i drejtpërdrejtë i Metro Exodus dhe pritet të sjellë një histori të re në botën post-apokaliptike të shkatërruar nga lufta bërthamore, e njohur nga seria e lojërave dhe romanet origjinale.
Sipas njoftimeve, loja do të ketë një atmosferë të ndikuar nga temat e luftës dhe pasojave të saj, ndërsa zhvilluesit premtojnë një përvojë më të thellë emocionale dhe më të rëndë psikologjike. /Telegrafi/
Xbox First Look: METRO 2039 | 4A Games + Deep Silver www.youtube.com





