Melania në njërën anë, Infantino në tjetrën – Trump ndjek finalen e Botërorit nga tribuna VIP

Bota

Presidenti amerikan, Donald Trump, u pa në stadiumin e New York/New Jersey për finalen e Kupës së Botës midis Spanjës dhe Argjentinës. Trump qëndronte midis zonjës së parë Melania Trump dhe presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino. Prezantuesi i Kupës së Botës në Fox tha se paraqitja e Trumpit në finale është ‘argëtuese dhe unike’ pavarësisht […]

Madhësia e shkronjave

Presidenti amerikan, Donald Trump, u pa në stadiumin e New York/New Jersey për finalen e Kupës së Botës midis Spanjës dhe Argjentinës.

Trump qëndronte midis zonjës së parë Melania Trump dhe presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino.

Prezantuesi i Kupës së Botës në Fox tha se paraqitja e Trumpit në finale është ‘argëtuese dhe unike’ pavarësisht reagimeve të mundshme.

Lionel Messi dhe Argjentina shpresojnë të ruajnë titullin si skuadra më e mirë në botë, pasi mposhtën Francën në Katar në vitin 2022.

Për Spanjën, kjo është vetëm finalja e dytë e Kupës së Botës në histori, por në vitin 2010 ishte një festë fitoreje.

Tani, kjo skuadër me Lamine Yamal, shpreson se është radha e tyre për të ngritur trofeun. /Telegrafi/